Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli përshëndet ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, e rëndësishme për rajonin

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka mirëpritur dhe përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Greqisë, duke e vlerësuar si hap të guximshëm, që i kontribuon të ardhmes së të dyja vendeve dhe gjithë rajonit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Mirëpres fuqishëm dhe e përshëndes ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Greqisë. I duartrokas liderishipit të kryeministrit, Alexis Tsipras, dhe të të dyja vendeve – për marrjen e vendimeve të guximshme për të ardhmen më të mirë të Greqisë dhe Maqedonisë. Ky është një hap i rëndësishëm për të gjithë rajonin”, ka thënë Pacolli.

Në Athinë sot u miratua emri për “Maqedoninë Veriore” me 153 vota pro e 146 kundër.