Koreja Veriore ka njoftuar se ka testuar me sukses një bombë me hidrogjen.
Kjo bombë është dizajnuar që të përfshihet në raketën bërthamore dhe ka efekt shumë herë më të mad se bomba nukleare, sipas koreanoveriorëve.
Testi i bombës me hidrogjen u urdhërua nga lideri Kim Jong Un dhe ka dalë të jetë “sukses i përsosur” dhe “hap kuptimplotë” në kompletimin e programit të shtetit për armët nukleare, ka thënë televizioni shtetëror.
Kjo është hera e gjashtë që Koreja Veriore po teston armë të kalibrit të tillë.
Artikuj të ngjashëm