Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kim paralajmëron sulm bërthamor nëse provokohet me armë bërthamore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se Pheniani nuk do të hezitonte të kryente një sulm bërthamor nëse provokohej nga një armik me armë bërthamore, njoftuan mediat shtetërore.

Kim e tha këtë në një takim për stërvitjen e lëshimit të raketave balistike ndërkontinentale (ICBM), njoftoi agjencia e lajmeve KCNA.

Ai ka deklaruar se Koreja e Veriut nuk do të hezitojë “madje edhe të bëjë sulm bërthamor kur armiku e provokon atë me bomba bërthamore”.

Koreja e Veriut ka testuar ICBM-në e saj të fundit të hënën për të vlerësuar gatishmërinë luftarake të forcave të saj bërthamore. Kjo ka nxitur reagimin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.