Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u zotua të përmirësojë arsenalin e tij bërthamor në mënyra më "praktike dhe sulmuese", pas një takimi me zyrtarë të lartë ushtarakë për të diskutuar përgatitjet për luftë përballë stërvitjeve ushtarake "të furishme" të rivalëve të tij.
Takimi erdhi mes tensioneve të larta kur edhe Koreja e Veriut ka intensifikuar demonstrimet e armëve e edhe SHBA-ja me Korenë e Jugut kanë shpeshtuar stërvitjet ushtarake në javët e fundit, raportoi AP.
Media shtetërore veri-koreane raportoi se u diskutuan çështje lidhur me forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe perfeksionimin e përgatitjeve për luftë për t’u përballur me çfarëdo kërcënimi me aleatët.
Kim rishikoi planet e vendit për sulme dhe dokumente të ndryshme lufte dhe theksoi nevojën për të forcuar mbrojtjen bërthamore.
U publikuan edhe pamje nga fjalimi i Kimit ku zyrtarët drejtoheshin nga disa pika në një hartë të turbullt që dukej se ishte Koreja e Jugut.
-
Lideri verikorean kërkon shtimin e arsenalit nuklear
-
Kim Jong-un s’përjashton bisedimet me SHBA-në, me një kusht
-
Kim Jong Un zotohet për zhvillim të mëtejshëm të forcave bërthamore
-
Kim Jong un zotohet për politikë më të ashpër kundër SHBA-së
-
Kim Jong Un ripërsërit thirrjen për zgjerim të programit të tij bërthamor