Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar një zgjerim “eksponencial” të arsenalit nuklear dhe po ashtu zhvillim të një rakete balistike ndërkontinentale edhe më të fuqishme, raportojnë mediumet shtetërore të Koresë së Veriut të dielën.
Koreja e Veriut është futur në vitin 2023 me shfaqje tjetër të armatimit, pasi ka bërë një shifër rekorde të testimeve të raketave në vitin 2022, raporton agjencia AP.
“Ata janë të prirë për ta izoluar dhe mbytur Korenë e Veriut, një gjë e paparë në historinë e njerëzimit. Situata mbizotëruese kërkon dyfishim të përpjekjeve për t’i focruar në masë të madhe muskujt ushtarakë”, ka thënë Kim në takimin e fundit të partisë së tij, raporton “Korean Central News Agency”.
Ekspertët thonë se Kim synon ta forcojë më tepër arsenalin ushtarak për ta forcuar fuqinë e tij negociuese.
-
Koreja e Veriut po shton kapacitetet me armë bërthamore, thotë mbikëqyrësi i OKB-së
-
Kim Jong Un po e pozicionon vajzën e tij si pasardhëse
-
Plani i Sigurisë i Trumpit nuk përmban si referencë denuklearizimin e Koresë së Veriut
-
Kim Jong-un s’përjashton bisedimet me SHBA-në, me një kusht
-
Koreja e Veriut ka ndërtuar bazë ushtarake sekrete pranë kufirit me Kinën