Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja e Veriut teston sistemin e armëve bërthamore nënujore

Koreja e Veriut thotë se ka kryer një test të "sistemit të saj të armëve bërthamore nënujore" në përgjigje të stërvitjeve nga SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia këtë javë.

Testimi i dronëve të saj nënujorë me armë bërthamore u zhvillua në brigjet lindore, raportoi BBC.

Veriu ka pretenduar për testime të sistemit të tij "Haeil-5-23" më parë, por armët nuk janë verifikuar kurrë në mënyrë të pavarur.

Koreja e Jugut dhe aleatët nuk i janë përgjigjur ende provokimit të fundit.

Por, njoftimi vjen pas Koreja e Veriut ka shtuar veprimet ushtarake në javët e fundit.

Lideri Kim Jong Un është treguar më agresiv në drejtimin e politikave dhe retorikën e tij, duke i dhënë fund disa marrëveshjeve që synonin mbrojtjen e paqes.