Koreja e Veriut të dielën ka thënë se testimi i saj i fundit me raketë balistike ndërkontinentale ka për qëllim t'i rrisë më tepër kapacitetet sulmuese nukleare dhe ka paralajmëruar me hapa tjerë të fuqishme si reagim ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut, raporton agjencia AP.
SHBA-ja ka reaguar duke fluturuar bombardues supersonik me rreze të gjatë veprimi të dielën, në një stërvitje të përbashkët me aeroplanë luftarakë jug-koreanë.
Testimi i të shtunës i ICBM-së, ishte testimi i parë i një rakete nga Koreja e Veriut që nga 1 janari.
Agjencia e lajmeve “KCNA”, ka thënë se lansimi i ICMB-së, “Hwansong-15”, ishte organizuar “me urdhra të liderit Kim Jong Un, papritmas dhe pa paralajmërim të mëhershëm”.
Të dielën aeroplanë luftarakë F-16 dhe bombardues B-1B të Forcave Ajrore të SHBA-së së bashku me aeroplanët F-35A dhe F-15K të Koresë së Jugut kanë fluturuar mbi Gadishullin Korean si pjesë e një stërvitje të përbashkët ajrore.
-
Koreja e Veriut kërcënon me hakmarrje pas bombarduesit amerikan mbi Korenë e Jugut
-
Koreja e Veriut lëshon një raketë të ndaluar me fluturimin më të gjatë deri më tani
-
SHBA-ja teston bombarduesit B-1B për herë të parë në 7 vjet
-
Koreja e Veriut teston një raketë balistike
-
Koreja e Veriut teston sistemin e armëve bërthamore nënujore