Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja e Veriut vazhdon kërcënimet ndaj SHBA-së

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka marrë pjesë në lansimin e nëndetëses së re. Koreja e Veriut të premten ka thënë se nëndetësja e saj ka kapacitet bërthamore pas disa vjetësh në zhvillim.

Diktatori Jong-Un e ka cilësuar si vendimtare në përpjekjet e tij për të zhvilluar marinë me kapacitet bërthamor, me qëllim që t’u kundërpërgjigjet SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Kjo nëndetëse mund të lansojë raketa bërthamore, por nuk është bërë e ditur se sa raketa mund të mbajë. Zyrtarët e Koresë së Jugut janë skeptikë se nëndetësja mund të funksionojë pasi Koreja e Veriut ka deklaruar se ajo nuk është e gatshme për operacione ushtarake.

Mirëpo prezantimi i saj ka treguar se veriorët po vazhdojnë zgjerimin e arsenalit bërthamor me sisteme që janë vështirë të detektueshme. Bazuar në komentet e diktatorit veri-korean, nëndetësja është e njëjta që kishte inspektuar ai në vitin 2019, kur ajo ishte në ndërtim e sipër.

Nëndetësja ka së paku 10 tuba lansuese – katër prej tyre janë më të mëdha, ndërkaq gjashtë të tjera janë për raketa më të vogla.

Artikuj të ngjashëm