Refugjatët afganë në Korenë Jugore janë shfaqur në publik për herë të parë të mërkurën, prej kur kishin arritur në vend në fund të gushtit. Pas mbërritjes ata kishin qëndruar në një ndërtesë të qeverisë në Jincheon, përafërsisht dy orë larg kryeqytetit.
Pas 14 ditësh izolimi, refugjatët kanë filluar të trajnohen për t’u integruar në shoqëri. Në një konferencë për shtyp të Ministrisë së Drejtësisë, janë parë refugjatët duke luajtur futboll dhe duke ecur përreth, kurse fëmijët po merrnin pjesë në disa ushtrime të Taekwondos.
Ministria ka thënë se po punon për t’iu siguruar refugjatëve viza afatgjata për lejeqëndrim F-2. Aktualisht, ata po qëndrojnë në Korenë Jugore me viza turistike.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot arrin grupi i parë i emigrantëve afganë në Kosovë
-
Punëtorët koreano-jugorë kthehen në shtëpi pas disa ditësh ndalimi në Georgia
-
Akomodohen 68 shtetas afganë në Kosovë
-
Dalin pamje të rralla nga Koreja e Veriut, adoleshentët shfaqen duke u ndëshkuar
-
Nuk donin të shkonin në luftë, pesë rusë tani po jetojnë në aeroportin korean