Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja Jugore e SHBA-ja me manovra pas lansimit të raketës verikoreane

Koreja e Jugut dhe Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kryen stërvitje ajrore të martën në përgjigje të lëshimit të fundit të raketës balistike me rreze të mesme veprimi nga Koreja e Veriut. Shefi i Shtabit të Përbashkët tha se katër avionë luftarakë F-15K të Koresë së Jugut dhe katër avionë F-16 të SHBA-së morën pjesë në stërvitje.

Në stërvitjet e bombardimeve, një avion luftarak F-15K qëlloi dy bomba precize JDAM (Lexohet si Xhei-Dem) në një objektiv në ishullin e pabanuar Jikdo në Detin Perëndimor.

Në paradën e madhe ushtarake të Koresë së Veriut, në prill të këtij viti, një seri kamionësh me gjashtë boshte për lansues raketash parakaluan nëpër sheshin Kim Il Sung duke mbajtur predha që mund të jenë versioni më i fundit i Hwasong-12.