Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja Jugore dhe SHBA-ja i vazhdojnë stërvitjet e përbashkëta ajrore

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja kanë mbajtur një seancë tjetër të stërvitjes ajrore të kombinuar pas stërvitjeve të tyre të përbashkëta mbi Detin e Verdhë.

Ministria e mbrojtjes e Seulit ka njoftuar se aleatët kanë kryer stërvitje të përbashkët ajrore mbi Detin e Verdhë sërish, e cila përfshinte avionë nga Forcat Ajrore të SHBA-së dhe nga Forcat Ajrore të Koresë së Jugut.

Një video e publikuar nga ministria tregoi avionët e Forcave Ajrore të SHBA-së duke u ngritur nga baza ajrore “Gunsan” dhe avionët e Forcave Ajrore të Koresë së Jugut që niseshin nga baza ajrore “Cheongju” për të marrë pjesë në stërvitje.