Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja e Veriut pretendon se nuk ka më raste me COVID-19

Koreja e Veriut ka thënë se të gjithë që ishin sëmurë që kur vendi konfirmoi infektimet e para me COVID-19, janë shëruar.

Të premten media shtetërore raportoi për të shtatën ditë radhazi se nuk kishte asnjë rast me ethe. Koreja e Veriut i referohet me “ethe” në vend të “COVID” pacientëve të infektuar për shkak të mungesës së pajisjeve testuese.

Vendi njoftoi shpërthimin e parë me koronavirus në maj dhe që atëherë raportoi infektime dhe të vdekur.

Por, ka dyshime për të dhënat që jep për përhapjen dhe numrin e të vdekurve, raportoi BBC.

Koreja e Veriut ka arritur në një fazë “stabiliteti”, raportoi media shtetërore.

Edhe Koreja e Veriut dyshon për raste me COVID-19 pasi shpalli “fitoren” Botë Koreja e Veriut dyshon për raste me COVID-19 pasi shpalli “fitoren”

Media raportoi se rreth 4.77 milionë pacientë me ethe dhe temperaturë janë shëruar plotësisht dhe 74 kanë vdekur që nga prilli.

Shumë ekspertë e kanë të vështirë t’i besojnë këto të dhëna.