Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja Veriore njofton vdekjen e parë si pasojë e COVID-19

 Koreja Veriore njofton vdekjen e parë si pasojë e COVID-19

Koreja e Veriut ka konfirmuar vdekjen e saj të parë nga COVID-19, derisa media shtetërore ka bërë të ditur se dhjetëra mijëra të tjerë po përjetojnë simptoma të etheve.

Gjashtë persona vdiqën pasi pësuan ethe, me një test pozitiv për Omicron, raportoi media shtetërore të premten.

Sipas saj, 187.000 njerëz me ethe po "izolohen dhe trajtohen".

Ndërsa ekspertët besojnë se virusi ka qenë i pranishëm në vend për disa kohë, autoritetet njoftuan rastet e para vetëm të enjten.

Ato thanë se kishte pasur një përhapje të variantit Omicron në kryeqytetin, Phenian, dhe njoftuan masa bllokimi. Ata nuk dhanë numra të saktë të rasteve.

Por në një përditësim të premten, agjencia zyrtare e lajmeve KCNA raportoi se përhapja u shtri përtej kryeqytetit.

"Një ethe, shkaku i së cilës nuk mund të identifikohej, u përhap në mënyrë të shpejtë në mbarë vendin nga fundi i prillit," tha ai.

Rreth 350.000 njerëz kanë shfaqur shenja të asaj ethe, shtoi ai, pa specifikuar se sa prej tyre kishin rezultuar pozitivë për COVID.

Artikuj të ngjashëm