Koreja e Veriut tha të enjten se gjeti katër raste të reja me ethe në rajonin e saj kufitar me Kinën që mund të jenë shkaktuar nga infeksionet e COVID-19, dy javë pasi udhëheqësi Kim Jong Un shpalli një fitore mbi virusin.
Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut tha se punonjësit e shëndetësisë po kryenin teste në mostrat e marra nga katër persona në provincën Ryanggang të cilët shfaqën ethe për të konfirmuar nëse ato ishin shkaktuar nga "epidemia malinje". Ajo shpesh e përdor atë term, së bashku me "virus malinj", për të përshkruar COVID-19.
Autoritetet mbyllën menjëherë zonat ku u shfaqën rastet e etheve dhe planifikojnë të mbajnë kufizime të forta dhe karantina derisa punonjësit e shëndetësisë të përcaktojnë shkakun e sëmundjes.
KCNA tha se autoritetet shëndetësore po i kushtonin vëmendje shtesë rasteve sepse asnjë nga katër pacientët nuk kishte histori të infeksioneve me koronavirus.
Derisa Kim pretendoi se suksesi i vendit kundër virusit do të njihej si mrekulli globale shëndetësore, ekspertët besojnë se Koreja e Veriut ka manipuluar me të dhënat për përhapjen e virusit që ta ndihmojë liderin të mbajë kontrollin absolut.
-
Kim Jong-un u sëmur rëndë gjatë krizës së COVID-19, thotë motra e tij
-
Koreja e Veriut pretendon se nuk ka më raste me COVID-19
-
Mbyllet kryeqyteti i Koresë së Veriut shkaku i “një sëmundjeje të papërcaktuar”
-
Koreja Veriore thotë se Covid-19 u përhap me “gjëra jashtëtokësorësh”
-
Koreja e Veriut krijon bindjen se COVID-i u ka shkuar përmes jashtëtokësorëve