Koreja e Veriut ka lëshuar rreth 350 balona me mbeturina në Korenë e Jugut, 100 prej të cilave u ulën kryesisht në Seul dhe zonat përreth, ka njoftuar Ushtria e Koresë së Jugut.
Ushtria ka bërë të ditur se mbeturinat e bartura nga balonat e Koresë së Veriut ishin kryesisht letra dhe se nuk u gjetën sende të rrezikshme.
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i ka quajtur këto aktivitete të Koresë së Veriut si provokime të neveritshme dhe irracionale, raporton “Associated Press”.
Yoon ka thënë se Koreja e Jugut ka gatishmëri të fortë ushtarake për t’iu përgjigjur çdo provokimi nga Koreja e Veriut.
Është hera e pestë, që nga fundi i majit, që Koreja e Veriut dërgon të tilla balona në Korenë e Jugut.
-
S’ndalet Koreja e Veriut, lëshon edhe 250 balona me mbeturina në Jug
-
Koreja e Veriut lëshon edhe 600 balona me mbeturina në Korenë e Jugut
-
Koreja e Veriut hedh balona me bërllok afër zyrës së presidentit të Koresë së Jugut
-
Koreja e Veriut hedh balona me bërllok në Kore të Jugut
-
Koreja e Veriut ka deri në 120 koka bërthamore, thotë ajo e Jugut