Një deputete e Koresë së Jugut është trajtuar në spital pasi u sulmua nga një burrë i cili e goditi pa ndalur në kokë me atë që dukej si një gur.
Policia në Seoul ka thënë se e ka arrestuar të dyshuarin për sulmin ndaj deputetes Bae Hyun-jin.
Sulmi erdhi disa javë pasi një burrë e theri liderin opozitar Lee Jae-myung në qafë, duke ngritur shqetësime për politikën e vendit, raportoi Guardian.
Nga kamerat e sigurisë u pa i dyshuari që i afrohej deputetes Bae brenda korridorit të një ndërtese, pastaj duket se fillon një bisedë para se ta sulmojë me gur.
Ai vazhdoi ta godiste edhe pasi ajo ra në tokë. Në pamje shihet Bae që reziston e vetme, ngreh duart dhe e kap krahun e burrit, para se një tjetër person të shfaqet dhe përpiqet të ndërhyjë.
Nuk dihet shkaku i sulmin. Sipas mediave koreane, i dyshuari raportohet të jetë një 15-vjeçar.
-
Opozitari korean sulmohet me thikë në konferencë
-
Presidenti koreano-jugor shpërndan videon ku ushtarët izraelitë hedhin nga kulmi një trup
-
Kirurgu Kelmendi: S’e kam sulmuar askënd, kam reaguar në vetëmbrojtje
-
Kim Jong Un po e pozicionon vajzën e tij si pasardhëse
-
Edukatorja e kopshtit sulmohet me mjet të fortë nga fëmija në Pejë