Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja nisin stërvitjet ushtarake më të mëdha ndonjëherë

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara i nisën të hënën stërvitjet e përbashkëta ushtarake, më të mëdha ndonjëherë, raportoi Reuters.

Stërvitjet, që pritet të përfundojnë më 1 shtator, nisën me qëllim të rritjes së “normalizimit” në raport me Korenë e Veriut, njoftoi presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol.

Stërvitjet ushtarake me SHBA-në u emëruan “Mburoja e Lirisë”, ndërsa Koreja e Jugut tha se po zhvillon stërvitje edhe individuale me qëllim të rritjes së gatishmërisë.

“Ruajtja e paqes në Gadishullin korean është ndërtuar mbi qëndrimin tonë të sigurisë hermetike”, deklaroi presidenti Yoon, duke bërë thirrje që stërvitjet me SHBA-në të kryhen në bazë të skenarit botëror.

Koreja e Jugut i nisi stërvitjet me SHBA-në në vitin 2017, por që u ndërprenë, pasi paraardhësi i presidentit Yoon kërkoi rinisjen e bisedimeve me Korenë e Veriut.

Javën e kaluar, Koreja e Veriut i lansoi javën e kaluar dy raketa lundrimi nga Bregu Perëndimor, pak ditë pasi u paralajmëruan stërvitjet mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së.