Koreja e Veriut ka rivendosur linjat e komunikimit me Jugun, disa muaj pasi ndërpreu linjën telefonike ndërkufitare.
Ky veprim vjen disa ditë pasi lideri i vendit Kim Jong-un tha se ishte i gatshëm të rivendoste komunikimin.
Sidoqoftë, Pheniani tha gjithashtu se rivendosja e marrëdhënies së tyre varej nga "qëndrimi i autoriteteve të Koresë së Jugut".
Koreja e Veriut gjithashtu ka shtuar kohët e fundit testet e saj ushtarake.
Ajo ka lëshuar katër raketa në më pak se një muaj - një shenjë se nuk ka ndërmend të ngadalësojë zhvillimin e armëve.
Të hënën në mëngjes, Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut tha se zyrtarët nga të dy koretë shkëmbyen thirrjen e tyre të parë telefonike që nga gushti.
Artikuj të ngjashëm
-
Koreja e Veriut lëshon dy raketa, shqetësohen Koreja e Jugut e SHBA-ja
-
Kim Jong-un i gatshëm të rivendosë linjat e komunikimit me Korenë e Jugut
-
Rikthehet komunikimi mes dy Koreve
-
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike pak para kthimit të Trumpit
-
Koreja e Veriut lëshon një raketë të ndaluar me fluturimin më të gjatë deri më tani