Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Komisioni Evropian kritikon Hungarinë për mbylljen selektive të kufijve

Komisioni Evropian ka reaguar pas vendimit të Hungarisë për të hapur kufijtë për tri shtetet fqinje në rast se turistët nga këto shtete kanë një test negativ për COVID-19.

Komisioni Evropian ka thënë se lëvizja e Hungarisë për të lejuar hyrjen e vizitorëve nga Çekia, Polonia dhe Sllovakia, por jo nga shtetet tjera anëtare të Bashkimit Evropian përbënë diskriminim dhe është ilegale, shkruan agjencia Reuters.

Hungaria nga sot ka mbyllur kufijtë për të huajt. Qytetarët hungarezë që kthehen në vendlindje mund të evitojnë karantinën dyjavore me dy teste negative për COVID-19.

Mirëpo, pas bisedimeve të hënën me kryeministrinë e Çekisë, Andrej Babis, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është pajtuar që të lejojë hyrjen e turistëve çekë që kanë rezervuar për pushime në Hungari për shtator, është thënë nga Ministria e Jashtme e Hungarisë.

Këto lehtësime janë zgjeruar edhe për vizitorët nga Polonia e Sllovakia, është thënë nga ministria. Vizitorët që vijnë në Hungari duhet të kenë testin negativ për COVID-19 jo më të vjetër se pesë ditë.

Komisioni Evropian në Bruksel ka thënë se vendimi i Hungarisë është në ndesh me rregullat e bllokut për lëvizje të lirë.

Edhe Hungaria vendos masa të reja, kosovarëve u ndalohet hyrja Arbëri Hungaria vendos masa të reja, kosovarëve u ndalohet hyrja

“Çdo masë që nuk është në përputhje me parimet bazë të ligjit të BE-së duhet sigurisht të tërhiqet menjëherë”, ka thënë Komisioneri Evropian për Drejtësi, Didier Reynders.

Hungaria ka marrë vendim për mbyllje të kufijve pas rritjes së rasteve me koronavirus. Të martën, Hungaria ka regjistruar në total 6257 raste me koronavirus dhe 616 të vdekur.