Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Komandanti ukrainas: Situata në fronte e rëndë, por nën kontroll

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zluzhnyi, deklaroi se situata në fronte është e rëndë, por nën kontroll, raportoi BBC-ja të enjten.

Në një bisedë telefonike me kryetarin e Shefave të Shtabit të SHBA-së, Mark Milley, udhëheqësi ukrainas tha se Rusia ka një avantazh në artileri, kështuqë trupat ukrainase po rrisin fuqinë e sulmeve.

“Çështja e krijimit të një sistemi të integruar të mbrojtjes ajrore dhe raketore është po aq i rëndësishëm”, shtoi ai.

Zaluzhnyi i falënderoi vendet partnere “për mbështetjen e vazhdueshme të ndihmës shtetërore dhe ushtarake”, duke shtuar se Ukraina falë ndihmës perëndimore, po i reziston me sukses agresionit rus.

Luftime të ashpra mes Rusisë dhe Ukrainës janë shënuar edhe gjatë së enjtes. Ukraina u tha se i ka çliruar disa vendbanime në Kherson.