Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Për herë të parë, komandanti i Ushtrisë ukrainase në vijën e parë të frontit

Valerii Zaluzhnyi, komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka vizituar pozicionet e vijës së parë të frontit për herë të parë.

Në një video, të postuar në Facebook, Zaluzhnyi shihet në një qendër komandimi me sa duket duke diskutuar operacionet ushtarake me zyrtarë të tjerë të lartë.

“Pavarësisht rezistencës së ashpër të pushtuesve, ushtarët tanë po bëjnë gjithçka që është e mundur për të çliruar territorin ukrainas. Operacioni vazhdon sipas planit”, thuhet në postimin e Zaluzhnyit.

Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se betejat më të vështira po vazhdojnë në Lyman, Bakhmut, Avdiivka dhe Marinka.