Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Kolonia e regjimit të veçantë”, ku u mbajt Navalny

I quajtur “Ujku Polar”, burgu ku u mbajt opozitari rus, Alexei Navalny, ndodhet në Rrethin Arktik dhe përshkruhet si “koloni e regjimit të veçantë”, me temperaturat që gjatë dimrit bien nën 30 gradë celsius.

BBC-ja ka raportuar të hënën se ky burg ishte aq shumë në periferi, saqë ishte e pamundur që vizitorët të arrinin në atë vend.

Navalny u transportua në burg nga arrestimi i tij i mëhershëm në koloninë Melekhovo, afërsisht katër orë larg Moskës, ku kishte vuajtur një dënim dyvjeçar.

Gjatë kohës sa ishte i burgosur ai vuante nga probleme shëndetësore, pasi ishte ankuar për dhimbje të shpinës, dhimbje stomaku dhe mpirje të këmbëve

Rivalit politik të Vladimir Putinit i ishte mohuar trajtimi mjekësor, derisa i gjatë natës u tha se i nënshtrohej kontrolleve dhe torturave.

Më 22 janar, ai kishte thënë se gardianët e burgut e zgjonin në orën 5 të mëngjesit për të intonuar himnin kombëtar rus.

Edhe I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar Botë 1 d. më parë I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar

“Dhe menjëherë pas kësaj, kënga e dytë më e rëndësishme në vend ishte ‘Ya Russky’, një këngë që përkthehet si ‘Jam rus’, dhe ishte bërë himni jozyrtar i Putinit”, ishte shprehur ai.

Ai u raportua i vdekur të premten, e ende familjarët s’e kanë marrë trupin e tij. Për Navalnyn kanë reaguar shtetet më demokratike të botës.