Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq tha se do të mbështesë zgjerimin e NATO-s në rajon, por që secili vend të vendosë vetë nëse do t'i bashkëngjitet Aleancës.
“Natyrisht, secili vend duhet të vendosë për vete dhe për askënd nga fqinjët nuk do të flasim me fjalët ‘duhet të shkoni në NATO. Unë respektoj vullnetin e atyre që e kanë hedhur poshtë,” tha presidentja kroate në një intervistë për Komersant të Moskës.
Ajo shtoi se vendet që dëshirojnë anëtarësimin në NATO do të kenë mbështetjen e Kroacisë.
lidhje me këtë, dua t'u tregoj rusëve: zgjerimi i NATO-s në asnjë mënyrë nuk është i drejtuar kundër Rusisë. Ne nuk e perceptojmë Rusinë si një kundërshtar”, tha Kitaroviq.
Artikuj të ngjashëm
-
Kitaroviq: E gjithë BE-ja të mbështes dialogun Kosovë-Serbi, Kroacia s’përzihet
-
“Idetë për ndryshime kufijsh Kosovë-Serbi, me pasoja”
-
Tre kongresistë amerikanë paraqesin rezolutë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?
-
Milanoviq: Kroacia e gatshme ta ndihmojë rajonin pa dallim