Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Idetë për ndryshime kufijsh Kosovë-Serbi, me pasoja”

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka porositur sot se Kroacia “fuqimisht përkrah zgjerimin e Bashkimit Evropian në fqinjësinë jugore të saj”, transmeton Koha.net.

Ajo, siç përcjell “danas”, ka tërhequr vërejtjen nga pasojat e mundshme në rajon nëse në bisedat e Serbisë e të Kosovës hapet kutia e Pandorës „për pretendimet e reja potenciale territoriale“.

Duke folur rreth kësaj çështjeje në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Kitaroviq ka thënë se duhet pasur kujdes dhe maturi “kur bëhet fjalë për propozimet me pasoja të mundshme për rajonin, para së gjithash rreth pikëpamjeve dhe ideve për ndryshimet dhe këmbimet territoriale”.