Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, pasi ai të martën propozoi që Kosovës t’i jepet statusit i shtetit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Osmani në një postim në Twitter ka shkruar se Kroacia gjithmonë ka qenë e përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe se Kosova do të bëjë çdo gjë për të implementuar sa më shpejt reformat e nevojshme.
“Faleminderit president Milanoviq për propozimin tuaj që t’i jepet Kosovës statusi i shtetit kandidat. Kroacia mbetet kampione e përkushtuar për anëtarësimin tonë në BE. Ne jemi të gatshëm të punojmë me gjithë shtetet anëtare të BE-së dhe institucioneve të shtyjmë para implementimin e gjitha reformave në rrugën tonë drejt anëtarësimit”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Thank you President Milanović for your proposal to grant ?? the candidate country status.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 2, 2022
?? remains a committed champion for our membership in the??.
We are ready to work with all EU member states & institutions to expedite the implementation of reforms on our accession path. https://t.co/0kN6RHFgZo
-
Osmani: Anëtarësimi në BE është fat i Kosovës, kemi punuar shumë për këtë
-
Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE
-
Osmani: Koha që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
Osmani: Kosova i ka përmbushur kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat të BE-së
-
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara me statusin e vendit kandidat për BE