Një kishë ortodokse ruse në Amsterdam synon të ndahet nga Patriarkana e Moskës, duke u bërë kështu rasti i parë i një kishe perëndimore që kërkon ndarjen për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.
Siç u tha nga udhëheqësia e kishës, funksionimi i këtij institucion nuk është i mundur brenda kupolës së Moskës “për të ofruar një mjedis shpirtërisht të sigurt për besimtarët”.
“Ky vendim është jashtëzakonisht i dhimbshëm dhe i vështirë për të gjithë të interesuarit”, u tha tutje në njoftim.
Kreu i kishës ortodokse ruse, patriarku Kirill, aleat i besuar i presidentit Vladimir Putin, nuk e dënoi iniciativën për ta pushtuar Ukrainën, derisa kundërshtarët rusë i cilësoi si “forca të liga”.
Kirill, siç raporton TheGuardian, deklaroi javën e kaluar se paradat e homoseksualëve në perëndim “ishin pjesë e arsyes së luftës në Ukrainë”.
EdheNë anën tjetër, mbi 280 priftërinj ortodoksë kanë nënshkruar një letër të hapur duke shprehur kundërshtimin ndaj pushtimit rus në Ukrainë.
Kisha ortodokse ruse në Amsterdam, e cila përbëhet nga katër priftërinj dhe një dhjak (shërbyes në kishë), një nga kongregacionet më të mëdha ortodokse ruse në Holandë, ka qenë kritike për rolin e Rusisë në luftë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.