Një zyrtar i lartë i qeverisë kineze ka thënë se sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës janë gjithnjë e më "të egra".
Zëvendësministri i Jashtëm Le Yucheng tha gjithashtu se NATO-ja nuk duhet të zgjerohet më tej drejt lindjes, duke detyruar një fuqi bërthamore si Rusia të futet "në një qoshe".
Kina nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë - duke refuzuar ta quajë atë një pushtim - por ka shprehur shqetësim të thellë për luftën. Ajo gjithashtu ka kundërshtuar sanksionet ndaj Moskës.
“Sanksionet kundër Rusisë po bëhen gjithnjë e më të egra”, tha Le në forumin e sigurisë në Pekin, raporton Reuters.
Ai shtoi se shtetasve rusë po privoheshin nga pasuritë jashtë shtetit "pa asnjë arsye".
"Historia ka dëshmuar vazhdimisht se sanksionet nuk mund të zgjidhin problemet. Sanksionet do të dëmtojnë vetëm njerëzit e zakonshëm, do të ndikojnë në sistemin ekonomik dhe financiar... dhe do të përkeqësojnë ekonominë globale".
-
Presidenti i Kinës rikonfirmon se nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë
-
Stoltenberg: Kina duhet të përballet me pasoja për përkrahje të Rusisë
-
Liderët e G7-s akuzojnë Kinën se po ia mundëson Rusisë luftën në Ukrainë
-
Rusia dhe Kina i quajnë të kota bisedimet ndërkombëtare për Ukrainën
-
Kina e Rusia nuk janë aleate të natyrshme kundër Amerikës