Çmimet e konsumit në Kinë ranë me 0.5 për qind me bazë vjetore në nëntor. Kjo përfaqëson rënien më të madhe në tre vjetët e fundit, në një kohë kur ekonomia e vendit po lufton me deflacionin gjithnjë në rritje.
Sipas Financial Times, çmimet e konsumit ranë me më shumë se 0.2 për qind e parashikuar nga analistët dhe tejkaluan rënien e tetorit.
“Çmimet e prodhimit, të cilat janë nxitur kryesisht nga çmimet e mallrave dhe lëndëve të para, ranë me tre për qind dhe mbetën negative”, shkruan FT.
Këtë vit, Pekini u përball me thirrje për të rritur stimulimin në tregun e pasurive të paluajtshme, pasi disa investitorë dështuan në detyrimet ndaj shtetit.
Qeveria uli normat bazë të interesit dhe emetoi obligacione të reja për të mbështetur këtë kategori, por kjo nuk dha rezultat adekuat.
Udhëheqësi kinez Xi Jinping paralajmëroi këtë javë se rimëkëmbja ekonomike e vendit është ende në një fazë kritike dhe zyrtarët u zotuan të rrisin mbështetjen fiskale dhe monetare.
-
Rimëkëmbja ekonomike e Kinës përballet me presion
-
Kina ul objektivin e saj vjetor për rritje ekonomike
-
Për të katërtin vit radhazi, bie popullsia e Kinës
-
Shitjet dhe eksportet e automjeteve në Kinë pritet të ulen këtë vit
-
Inflacioni ndryshon shprehitë e qytetarëve - rritja e çmimeve bëhet gati e papërballueshme