Zyrtarët shëndetësorë në Kinë kanë thënë se asnjë pacient i hospitalizuar me COVID-19 në Kinë nuk ka vdekur në “gati katër muaj”.
Guo Yanhong, inspektor në Komisionin Shtetëror Shëndetësor të Kinës e ka përgëzuar strategjinë kineze në frenimin e përhapjes së koronavirusit.
“Është kjo prova më bindëse se përvoja, metodat dhe strategjitë kineze janë të çmueshme”, ka thënë ai.
Ai e ka dhënë këtë deklaratë në Mekanizmin e Përbashkët për Kontrollin dhe Parandalimin e Epidemive në Kinë.
Hera e fundit kur u regjistrua vdekje nga COVID-19 ishte më 14 prill, në provincën Hubei, sipas të dhënave në uebfaqen e këtij komisioni.
Artikuj të ngjashëm
-
Kina një muaj pa vdekje nga koronavirusi
-
Për katër javë, 60 mijë njerëz në Kinë vdiqën nga COVID-19
-
Covid-19 po bën kërdi në Kinë, dyshohet për fshehje të vdekjeve
-
Kina për herë të parë pa raste të reja me koronavirus
-
Asnjë i vdekur për të 11-ën ditë radhazi në Kinë, 11 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit