Kina ka shënuar të premten një muaj pa regjistruar vdekje nga koronavirusi.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të premten ka njoftuar për vetëm katër raste të reja me infeksion, të gjitha në provincën verilindore të Jilinit..
Hera e fundit që komisioni kishte raportuar një vdekje ishte më 14 prill.
Vetëm 91 persona në Kinë janë duke u trajtuar për COVID-19 dhe 623 të tjerë janë të izoluar e duke u monitoruar.
Në total, në Kinë janë regjistruar 4633 të vdekur e 82933 raste infeksioni, që kur nisi regjistrimi i rasteve në fund të vitit të shkuar në Wuhan që konsiderohet burim i virusit.
Kina ka mbajtur masën e distancimit social dhe nuk ka lejuar të huajt të hyjnë në vend, por ka nisur të hapë ekonominë duke ua mundësuar punën fabrikave të mëdha e bizneseve të vogla.
-
Kina nuk ka regjistruar asnjë vdekje nga koronavirusi “në gati katër muaj”
-
Kina për herë të parë pa raste të reja me koronavirus
-
Kina për dhjetë ditë nuk raporton për viktima nga Covid-19
-
Kina nuk regjistron viktima nga koronavirusi për të gjashtën ditë
-
Për herë të parë, Kina nuk raportoi ndonjë rast të vdekjes nga COVID-19