Kina ka lëshuar disa raketa balistike Dongfeng në ujërat përreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes tajvaneze, shkruan Reuters.
Raketat u lëshuan në drejtim të zonave të stërvitjes të shpallura nga Kina, por zyrtarët e Tajvanit thonë se stërvitjet shkelin rregullat e Kombeve të Bashkuara, pushtojnë hapësirën territoriale të Tajvanit dhe janë një sfidë e drejtpërdrejtë për lëvizjen ajrore dhe detare.
Raketat Dongfeng janë ato që operohen nga Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka thënë se kishte aktivizuar sistemet e mbrojtjes në përgjigje të raketave, duke shtuar se dënonte veprimin irracional të Kinës, i cili shkatërroi paqen rajonale.
Lëshimin e raketave e ka konfirmuar edhe media shtetërore kineze.
Kina pati premtuar se Tajvani do të paguajë një çmim të rëndë nëse kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, viziton vendin.

Aeroplanmbajtësja amerikane niset drejt ujërave të Tajvanit
Edhe
Kina tregon muskujt, e rrethon Tajvanin
Marina amerikane ka konfirmuar se aeroplanmbajtësja USS Ronald Reagan është nisur drejt një pjese të oqeanit që përfshin ujërat në juglindje të Tajvanit, shkruan BBC.
Por marina amerikane thotë se kjo është pjesë e patrullës së saj rutinë.
"USS Ronald Reagan dhe grupi i saj i goditjes janë në Detin Filipine duke vazhduar operacionet normale, të planifikuara si pjesë e patrullës së saj rutinë në mbështetje të një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur," ka thënë të enjten një zëdhënës i marinës.