Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina kritikon SHBA-në që bllokoi rezolutën në OKB e cila kërkonte armëpushim në Gaza

Kina ka kritikuar ashpër SHBA-në që bllokoi në Këshill të Sigurimit të OKB-së një rezolutë që kërkonte armëpushim të menjëhershëm në Gaza, njofton “BBC”.

Pekini ka thënë se kjo lëvizje ka dërguar “mesazh të gabuar” dhe në një mënyrë “ka dhënë dritën jeshil për të vazhduar masakrat”.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se rezoluta e propozuar nga Algjeria do të “rrezikonte” bisedimet për t’i dhënë fund luftës.

SHBA-ja ka propozuar një draftrezolutë të veten për armëpushim të përkohshëm, e cila po ashtu paralajmëron Izraelin që të mos e pushtojë qytetin Rafah.

Ka pasur kritika të gjëra lidhur me vendimin e SHBA-së për ta bllokuar rezolutën e Algjerisë, ndërsa luftimet në Gaza po vazhdojnë. Rezoluta u mbështet nga 13 prej 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa Britania e Madhe abstenoi.

Edhe SHBA-ja për herë të gjashtë përdor veton kundër rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gaza Botë SHBA-ja për herë të gjashtë përdor veton kundër rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gaza

Në reagim ndaj vetos, ambasadori i Kinës në OKB, Zhang Jun, tha se pretendimet se rezoluta do të pengonte negociatat diplomatike që po vazhdojnë, janë “totalisht të paqëndrueshme”.

“Duke marrë parasysh situatën në terren, vazhdimi i këtij evitimi pasiv për një armëpushim të menjëhershëm, nuk është asgjë tjetër pos t’i japësh dritën e gjelbër për të vazhduar masakrat. Përhapja e konfliktit po destabilizon gjithë rajonin e Lindjes së Mesme dhe rrezikon një luftë më të gjerë. Vetëm duke shuar flakët e luftës në Gaza ne mund të parandalojmë që zjarri ta kaplojë gjithë rajonin”, tha Jun