Kina ka filluar të evakuojë qytetarët e saj nga Ukraina, ka thënë media shtetërore.
Rreth 400 studentë që ishin në qytetin Odessa, dhe 200 tjerë që jetonin në kryeqytet, e kanë lënë vendin të hënën. 1000 të tjerë pritet të shpërngulen në vendet tjera fqinje.
Planet për fluturime çarter për të nxjerrë qytetarët kinezë u ndaluan gjatë fundjavës pasi luftimet u intensifikuan, me ambasadën kineze në Ukrainë duke përmendur rreziqet e sigurisë.
Ndryshe nga shumë vende, shtetasit e Kinës nuk kanë marrë instruksione ta lënë vendin para se Rusia ta fillojë pushtimin.
Përpara sulmit të Rusisë, zyrtarët kinezë kundërshtuan paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj se një lëvizje agresive nga Moska ishte e pashmangshme.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, mbrojti të hënën qasjen e Pekinit, duke thënë se ministria dhe ambasada kineze në Ukrainë “lëshuan paralajmërimet përkatëse të sigurisë në kohën e duhur”.
Sipas mediave shtetërore edhe 6000 kinezë janë në Ukrainë.