Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina e quan SHBA-në nxitëse kryesore të krizës në Ukrainë

Kina i ka quajtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxitës kryesorë të krizës në Ukrainë, shkroi të hënën Reuters.

Në një intervistë me agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS, të publikuar të mërkurën, ambasadori i Kinës në Moskë, Zhang Hanhui, akuzoi Uashingtonin se po e nxit Rusinë me anë të mbështetjes për forcat që kërkojnë të lidhin Ukrainën me Bashkimin Evropian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Si nismëtari dhe nxitësi kryesor i krizës ukrainase, Uashingtoni, ndërkohë që vendos sanksione gjithëpërfshirëse të paprecedentë ndaj Rusisë, vazhdon të furnizojë Ukrainën me armë dhe pajisje ushtarake”, citohet të ketë thënë Hanhui. “Qëllimi i tyre është të rraskapitin dhe shtypin Rusinë me një luftë të zgjatur dhe me sanksione”, shtoi ai.

Zhang u shpreh se marrëdhëniet kino-ruse kanë hyrë “në periudhën më të mirë në histori, e karakterizuar nga niveli më i lartë i besimit të ndërsjellë, shkalla më e lartë e ndërveprimit dhe rëndësia më e madhe strategjike".

Ai kritikoi vizitën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi javën e kaluar në Tajvan, të cilin Kina e pretendon si të sajën, dhe tha se Shtetet e Bashkuara po përpiqen të aplikonin të njëjtat taktika në Ukrainë dhe Tajvan për të "ringjallur mentalitet të Luftës së Ftohtë”.