Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina e kënaqur nga bisedimet tregtare me SHBA

Raundi i fundit i bisedimeve midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tregtinë ka bërë një progres të rëndësishëm për fazën aktuale dhe të dyja palët kanë pasur diskutime të drejtpërdrejta dhe specifike produktive, thanë autoritetet kineze mbi rezultatin e negociatave tregtare mes dy ekonomive më të fuqishme të botës.

Pas takimit të rëndësishëm të presidentit kinez, Xi Jinping dhe atij amerikan, Donald Trump, në Argjentinë, delegacionet diskutuan çështje të tilla si zhbalancimi i tregtisë, transferimi i teknologjisë, mbrojtja e pronës intelektuale, shërbimet për bujqësinë si dhe çështje të tjera.

Bisedimet dyditore në Uashington drejtoheshin nga zëvendëskryeministri Liu He për Kinën dhe nga përfaqësuesi i Tregtisë, Robert Lighthizer për SHBA, me praninë e dhjetëra zyrtarëve nga të dy qeveritë.

Artikuj të ngjashëm