Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kim Jong Un përfundon vizitën në Rusi

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un përfundoi vizitën e tij në Rusi të dielën, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA Novosti.

Në një video të publikuar nga RIA, Kim shihet duke hipur në trenin e tij personal të blinduar. Zyrtarët rusë shihen duke përshëndetur ndërsa treni largohet nga stacioni.

Treni u largua nga stacioni Artyom pas një ceremonie lamtumire. Treni pritet të udhëtojë më shumë se 200 kilometra nga Artyom në qytetin kufitar të Khasan, tha media shtetërore, shrkuan CNN.

Para se të largohej, koreano-veriori mori një jelek antiplumb dhe një grup dronësh të prodhuar në rajonin e Primorye si dhuratë nga guvernatori i tij lokal Oleg Kozhemyako, raportoi media shtetërore ruse TASS.

Kimit iu prezantuan gjithashtu pesë dronë kamikaze të prodhuar në Primorye, si dhe një dron zbulimi të tipit aeroplan Geranium-25, raportoi TASS, duke shtuar se një grup veshjesh speciale që janë të padukshme për kamerat e imazhit termik ishte një dhuratë shtesë.