Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kim Jong Un raportohet se është nisur drejt Rusisë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, raportohet se është nisur me tren të blinduar për t’u takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Vladivostok, raporton BBC.

Në tren raportohet se janë së paku 20 vetura antiplumb dhe se treni udhëton me shpejtësi maksimale deri 59 kilometra në orë.

Në takim pritet të bisedohet edhe për një marrëveshje për armë.

Pentagoni i ka bërë thirrje Kim Jong Un-it që të mos i shes armë Rusisë.

Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se bisedimet do të forcojnë “miqësinë mes dy shteteve”.

Koreja e Veriut ka shumë armatim të vjetër të përshtatshëm për pajisjet e Moskës të epokës sovjetike, përfshirë edhe predha të artilerisë.