Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kim Jong-un i gatshëm për samitin me Trumpin, udhëton me tren për në Vietnam

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është nisur me tren për në kryeqytetin vietnamez Hanoi, ku do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai tashmë ka mbërritur në qytetin kufitar kinez Dandong.

Samiti i dytë ndërmjet dy prej liderëve më të përfolur në botë është planifikuar për të mërkurën dhe të enjten. Samiti organizohet pas takimit të parë historik vitin e kaluar në Singapor, transmeton KTV.

E gjithë vëmendja do të jetë te çarmatimi bërthamor i shtetit të izoluar.

Kim po udhëton me motrën e tij Kim Yo Jong, dhe një nga negociatorët kryesorë të tij, ish-gjeneralin Kim Yong Chol.