Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, shprehu të premten keqardhje për vendimin e Polonisë për të mbajtur në fuqi masën e ndalimit të importeve të grurit ukrainas.
Më herët gjatë javës kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka theksuar se do të zgjasë ndalimin e importeve të grurit nga aleati i tij përtej afatit aktual të 15 shtatorit.
Varshava e justifikon masën si një mënyrë për t’i mbrojtur fermerët vendas nga destabilizimi i tregut.
Shmyhal i bëri thirrje Polonisë “ta ndihmojë Ukrainën, në mënyrë që ta çojë Rusinë në një rrugë pa krye”.
Pesë vende të Bashkimit Evropian kanë zgjatur masën e ndalimit për grurin ukrainas, për t’i mbrojtur interesat e fermerëve të tyre. Mirëpo, ministrat e bujqësisë nga Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania thanë të mërkurën se territoret e shteteve të tyre mund të përdoren si tranzit për vende të treta.
-
Zelensky e quan të padrejtë propozimin gjerman për anëtarësim: Kievi do të mbetej pa zë
-
Izraeli kthen anijen me grurë për të cilin Ukraina tha se i është vjedhur nga Rusia
-
Zelensky akuzon Izraelin se po pranon anije me grurë ukrainas “të vjedhur nga Rusia”
-
Zelensky dënon zgjatjen e heqjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga SHBA-ja
-
Kremlini vlerëson se Evropa është përfshirë direkt në luftën në Ukrainë