Një politikan tjetër opozitar në Bjellorusi, Maxim Znak, është kapur të mërkurën nga persona të maskuar, kanë thënë përkrahësit e tij, ndërsa autoritetet janë duke e shtrirë kampanjën sistematike për të shtypë protestat që filluan pas zgjedhjeve presidenciale, shkruan agjencia Reuters.
Znak është arrestuar dy ditë pasi një lidere tjetër opozitare, Maria Kolesnikova, është kapur në rrugë nga persona të maskuar. Të dy janë liderë të shquar të protestës ku po kërkohet dorëheqja e presidentit Alexander Lukashenko, pas zgjedhjeve të 9 gushtit që opozita thotë se u kurdisën.
Znak është anëtari i fundit i Këshillit Koordinues të opozitës, që ishte ende aktiv në Bjellorusi, me përjashtim të shkrimtares fituese të çmimit Nobel, Svetlana Alexievich, që ka shërbyer si figurë e lëvizjes.
Të gjithë tjerët kanë ikur, janë dëbuar me forcë apo edhe janë burgosur.
-
Bjellorusia liron 123 të burgosur në këmbim të heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja
-
I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar
-
Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, shpërthejnë protestat në Ukrainë
-
Gjykata antikorrupsion e Ukrainës mban nën arrest ish-krahun e djathtë të Zelenskyt
-
Koalicioni i ish-presidentit Radev projektohet fitues i zgjedhjeve në Bullgari