Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka thënë të premten se beteja kundër Izraelit është detyrë publike e shtetit, ndërsa u ka bërë thirrje shteteve myslimane që ta vazhdojnë betejën ndaj izraelitëve, të cilët i ka quajtur grup terrorist që po vret palestinezët.
Elitën politike të Izraelit, Khamenei e ka quajtur regjim që duhet shtypur si pjesë e betejës kundër terrorizmit.
Irani vazhdon të përkrah grupet militante të Palestinës dhe Libanit, të cilat kundërshtojnë paqen me shtetin hebre që nuk njihet nga Irani.
Zyrtarët iranianë kanë bërë thirrje për fundin e Izraelit, duke nisur një referendum që do të përjashtonte hebrenjtë dhe krijimin e shtetit të Palestinës.
Artikuj të ngjashëm
-
Khamenei: Izraeli do të paguajë për gabimet e veta, Irani nuk dorëzohet
-
Lideri Suprem i Iranit: Beteja fillon
-
Lideri suprem i Iranit kërcënon Izraelin dhe SHBA-në
-
Khamenei thotë se sulmi ndaj Izraelit ishte “ndëshkim minimal”
-
Lideri suprem i Iranit thotë se është detyrë e tyre për t’u hakmarrë ndaj Izraelit