Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

KFC-ja përballet me bojkot në Kinë për produktet “ushqim e lodër”

Një grup i madh i konsumatorëve kinezë ka bërë thirrje për bojkot të një promovimi të ushqimit nga KFC-ja, nën arsyetimin se po inkurajon konsumatorët të blejnë shumë ushqime vetëm për paketimin me lodra dhe jo për cilësinë e asaj se çfarë do të hanë.

Shoqata e Konsumatorëve të Kinës thotë se promovimi i çoi disa klientë në një valë blerjesh pas promovimit gjatë javës së kaluar me Pop Mart, një prodhues kinez lodrash i njohur për kutitë e tij misterioze.

Me këtë rast, raportohet se një klient ka shpenzuar një mijë e 649 dollarë për më shumë se 100 vakte vetëm për të mbledhur këto lodra, ndërsa shumë prej ushqimeve janë hedhur, raporton BBC.

KFC nisi promovimin jashtëzakonisht popullor javën e kaluar për të festuar 35 vjetorin e hapjes së pikës së saj të parë në Kinën kontinentale.

Në vitin 2020, qeveria kineze nisi një fushatë të madhe kundër mbetjeve ushqimore, e cila u drejtua nga Presidenti Xi Jinping. Ai e quajti sasinë e ushqimit të hedhur si "tronditëse dhe shqetësuese".

"Fushata e pjatës së pastër" erdhi në sfondin e shqetësimeve në rritje për sigurinë ushqimore gjatë pandemisë.

Artikuj të ngjashëm