Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Këshilltari i Zelenskyt për shpërthimin në urë: Ky është veç fillimi

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka thënë se “ky është vetëm fillimi” për shpërthimin mbi urën e vetme që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, në orët e para të së shtunës.

Megjithatë, Podolyak nuk e ka marrë në mënyrë direkte përgjegjësinë se Ukraina e ka kryer veprimin, raportoi BBC-ja të shtunën.

“Çdo gjë ilegale duhet të shkatërrohet, çdo gjë e vjedhur duhet t’i kthehet Ukrainës, çdo territor i okupuar duhet të çlirohet”, ka shkruar ai në Twitter.

Zyrtarët rusë kanë thënë se zjarri i madh mbi urë u shkaktua nga shpërthimi i një kamioni.

Krimea u aneksua në vitin 2014 nga Rusia, e cila tani përdor urën për të lëvizur pajisjet ushtarake në Ukrainë.

Edhe Ukraina insiston të shkatërrojë urën që lidh Krimenë me Rusinë Botë Ukraina insiston të shkatërrojë urën që lidh Krimenë me Rusinë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e krahasoi shpërthimin e urës me fundosjen e kryqëzorit të raketave të Rusisë Moskva në prill.