Këshilltar kryesor i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mihailo Podolyak, ka thënë se ura që lidh Krimenë me Rusinë duhet të shkatërrohet.
Rusia e ndërtoi këtë urë, pasi aneksoi gadishullin ukrainas më 2014.
Sipas tij, Ukraina nuk dha leje për ndërtimin e kësaj ure, që është mundësia e vetme për lidhje të Krimesë me Rusinë përmes rrugës tokësore.
“Ajo e dëmton ekologjinë e gadishullit dhe për këtë arsye duhet të çmontohet. Nuk ka rëndësi se si – vullnetarisht apo jo”, tha ai. “Pra, kjo urë është një objekt i paligjshëm, lejen për ndërtimin e së cilës nuk e ka dhënë Ukraina”.
Artikuj të ngjashëm
-
Këshilltari i Zelenskyt për shpërthimin në urë: Ky është veç fillimi
-
Ukraina e gatshme ta shkatërrojë urën më të madhe në Evropë
-
Ukraina godet një urë hekurudhore në Krime, në përpjekje për të izoluar gadishullin
-
Trumpi thotë se Ukraina s’mund ta kthejë Krimenë e as të hyjë në NATO
-
Zelensky do ta refuzojë propozimin e SHBA-së për njohjen e Krimesë si pjesë të Rusisë