Mijëra tifozë bullgarë kanë dalë nëpër rrugët e Sofjes për të protestuar kundër Federatës së Futbollit të Bullgarisë. Protesta e së enjtes u kthye në trazira. Ndeshja kualifikuese mes Bullgarisë dhe Hungarisë për Kampionatin Evropian u la në hije nga përplasja mes udhëheqësve të federatës bullgare dhe tifozëve të futbollit në shtetin ballkanik. Pak minuta para se të niste ndeshja, tifozët kanë hedhur mjete piroteknike, gurë dhe shishe të plastikës në drejtim të policisë. Forcat e rendit kanë reaguar me topa uji për të shpërndarë tifozët e dhunshëm.
Për një kohë të gjatë tifozët kanë kundërshtuar udhëheqësit e federatës, por situata është përkeqësuar kur Federata vendosi që ndeshjen kundër Hungarisë ta zhvillojë pa praninë e shikuesve në stadiumin kombëtar.
Më shumë se 1 mijë e 600 policë janë angazhuar për të siguruar zonën përreth stadiumit në qendër të Sofjes. Në 20 vjetët e fundit, kombëtarja bullgare ka dështuar të kualifikohet në kampionate.
Pas dy humbjeve nga Shqipëria dhe Lituania në muajin tetor, tifozët kishin bërë thirrje për protesta, duke fajësuar udhëheqësit e federatës për rezultatet e dobëta. Atyre u është kërkuar edhe dorëheqja.
-
Fanatik: Skena lufte në ndeshjen Rumani – Hungari, ka arrestime
-
Protestuesit “anti-euro” sulmojnë ndërtesën e misionit të BE-së në Bullgari
-
Rrahja e parë në stadiumet e “Euro 2024”
-
Protestat detyrojnë presidentin e Federatës bullgare të japë dorëheqje
-
“Shvercerat” nuk lejohen të udhëtojnë për në Bullgari