Në zgjedhjet presidenciale të Kroacisë, të planifikuara për në fund të vitit, është regjistruar sot edhe këngëtari Miroslav Skoro, i cili gëzon mbështetjen e së djathtës nacionaliste dhe sovraniste.
Skoro është një nga këngëtarët më të njohur në Kroaci, i njohur për këngët e tij me një sfond patriotik, sidomos ato të krijuara gjatë viteve ’90 gjatë konfliktit të armatosur serbo-kroat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani për tani këngëtari është prezantuar si i pavarur, por është e qartë, se për pak kohë kandidatura e tij do të do të gëzojë mbështetjen e së djathtës.
I njohur kryesisht si këngëtar, Skoro ka një përvojë politike modeste.
Në të kaluarën ai ishte konsull i Republikës së Kroacisë në Pecs, Hungari, dhe deputet në parlament./Atsh/