Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci. Ai ka siguruar mandatin e dytë presidencial të dielën, në balotazh me kundërkandidatin Dragan Primoraq, ka raportuar France24.
Milanoviq i ka fituar mbi 78 për qind të votave, derisa Primoraq rreth 22 për qind. Shpresoj në fitore. Besoj në fitore sepse mendoj se ia vlen dhe është shumë e rëndësishme.
Milanoviqin e ka uruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo u shpreh në rrjetin social X se së bashku “do të forcojmë edhe më tej partneritetin”.
“Urime i nderuari president Milanoviq, për rizgjedhjen tuaj si president i Republikës së Kroacisë. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të fortë. Së bashku, ne do të forcojmë edhe më tej partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë”, është shprehur Osmani.
-
Zoran Milanoviq rizgjidhet president i Kroacisë
-
Kroacia voton në zgjedhjet presidenciale
-
Zoran Milanoviq prin me vota në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci
-
Kroacia mban zgjedhjet për president
-
Milanoviqi synon edhe një mandat si president i Kroacisë pas dështimit për t’u bërë kryeministër