Bruksel, 8 korrik – Komisioni Europian ka aprovuar planet gjermane për të krijuar një fond prej 500 miliardë eurosh (564 miliardë dollarë) për të mbështetur bizneset e prekura nga kriza e koronavirusit.
Vendimi e çon shumën e fondeve të miratuara nga Gjermania në 600 miliardë euro, pasi organi ekzekutiv i BE-së më parë kishte dhënë aprovimin e tij për 100 miliardë euro fonde.
Margrethe Vestager, komisionerja europiane për Politikat e Konkurrencës, tha se ”fondet përmbajnë garanci të mjaftueshme për të kufizuar shtrembërimet e konkurrencës”.
“Në këto periudha të vështira, ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me anëtarët e asociuar për të gjetur zgjidhje të mundshme dhe për të lehtësuar hyrjen në financa për kompanitë e prekura nga epidemia e koronavirusit, në përputhje me standardet e BE-së”, tha ajo/DPA.
-
Gjermania planifikon të ndajë 22 miliardë euro për kompanitë e prekura nga COVID-19
-
BE-ja shpalos planin 750 miliardë eurosh për rimëkëmbje nga koronavirusi
-
BE-ja miraton pakon prej 500 miliardë eurosh për shtetet anëtare të goditura nga pandemia
-
Gjermania ofron 750 miliardë euro ndihmë për ekonominë e vendit
-
BE 25 miliardë euro për të luftuar pasojat ekonomike nga koronavirusi