Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka të nevojshme për të luftuar pasojat ekonomike të emergjencës me koronavirusin.
Brukseli ka lëvruar një fond prej 25 miliardë eurosh për të ndihmuar kompanitë që do të preken nga masat e sigurisë, të vendosur nga qeveri të ndryshme evropiane për frenimin e epidemisë.
Vendimi i marrë nga liderët e bllokut, u bë i ditur nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen gjatë një konference për shtyp.
Fondi do të shkojë kryesisht te sistemi i përkujdesjes shëndetësore, kompanitë e vogla dhe tregu i punës. Duke folur në anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, Vond Der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion që ekonomia e bllokut t’i mbijetojë kësaj stuhie, siç e cilësoi.
-
Von der Leyen: Koronavirusi do të mbingarkojë sistemet shëndetësore nëse nuk veprojmë urgjentisht
-
KE miraton planin gjerman prej 500 miliardë eurosh ndihma kundër Covid-19
-
BE do të ndajë 16 miliardë euro ndihma për vendet e varfra kundër koronavirusit
-
Von der Leyen: 205 milionë euro për Kosovën lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm
-
BE-ja mobilizohet për industrinë e mbrojtjes