Kabineti gjerman ka rënë dakord të hënën për një paketë të paparë të ndihmës si mbështetje për ekonominë e vendit, ndërsa pandemia e koronavirusit po e kaplon vendin.
Parlamenti pritet të aprovojë këtë paketë, më vonë këtë javë, bën të ditur “Spiegel”, raporton KOHA.
Teksa kriza e Covid-19 po e prek gjithë Gjermaninë, Qeveria në Berlin ka vendosur për një paketë ndihme të pashembullt, që synon të mbështesë familjet, qiramarrësit, punonjësit, profesionistët e pavarur dhe kompanitë.
Kabineti, nën udhëheqjen e kancelares gjermane Angela Merkel, u pajtua të hënën për disa masa të mëdha mbrojtëse dhe ndryshime të gjëra në kodin ligjor. Për të siguruar që ndihma të arrijë shpejt tek ata që kanë nevojë, Bundestagu pritet të nisë të merret me këtë qysh të mërkurën.
"Kjo është një paketë shumë e madhe", tha ministri i Financave i Gjermanisë, Olaf Scholz në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Ekonomisë Peter Altmayer, duke shtuar se Gjermania do të dyfishojë numrin e shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv.
Deri më tash, në Gjermani janë regjistruar 28.798 të infektuar dhe 116 të vdekur. Në 24 orët e fundit janë paraqitur 3.925 raste të reja.
-
Gjermania do të ndajë deri në 50 miliardë euro më shumë ndihmë shtetërore për bizneset
-
Numri i të prekurve me koronavirus në Gjermani arrin në dy milionë
-
Gjermania regjistron shifra rekorde të viktimave me koronavirus
-
Kancelarja Merkel bën me dije se situata me COVID-19 është serioze
-
Gjermania planifikon të ndajë 22 miliardë euro për kompanitë e prekura nga COVID-19